Mbështetja për Trump kusht për qëndrimin në qeverinë amerikane
Shtator 24, 2018 07:39 Europe/Tirane
Sekretari amerikan i shëtit ka thënë se mbështetja për presidentin Donald Trump është kusht për qëndrimin në qeverinë amerikane.
Mike Pompeo, ka thënë: Nëse dikush në administratën amerikane nuk arrin të japë mbështetje në këtë mision, ai bën mirë të mendojë për një punë të re. Pompeo nuk përmendi emër por mediat thonë se sekretari amerikan i shtetit i referohet Rod Rosenstein zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA i cili kohët e fundit ka hasur në tensione të ashpra me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas gazetës Nju Jork Times, Rosenstein me publikimin e fakteve kundër Donald Trump është munduar të zbatojë nenin 25 të kushtetutës për shkarkimin e presidentit.
Tags