Paralajmërimi i Rusisë ndaj Izraelit lidhur me tensionet në Siri
Zëdhënësi i presidentit rus paralajmëroi regjimin izraelit rreth tensioneve në Siri. Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu tha se veprimet e forcave ajrore izraelite në rrëzimin e avionit rus ishin katastrofale, ka bërë të ditur zëdhënësi i presidencës ruse Dmitri Peskov të hënën.
Peskov ka thënë se veprimi i pilotëve izraelitë në rrëzimin e avionit rusë ka qenë i qëllimshëm dhe Rusia do të marrë të gjitha masat për vendosjen e sigurisë për forcat e saja në Siri. Rusia do ta furnizojë Sirinë me sistemin raketor tokë-ajër S-300, bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke thënë se ai do ta përmirësojë mbrojtjen e këtij vendi dhe do të ndihmojë shmangien e incidenteve, të tilla si rrëzimi i një avioni rus nga forcat siriane, javën e kaluar. Shoigu tha se Moska do ta dërgojë sistemin S-300 brenda dy javësh dhe se do t'i furnizojë forcat e Qeverisë siriane me sisteme të tjera të përditësuara për mbrojtje nga ajri.