Kryeministrja e Anglisë sfidon Trumpin duke mbrojtur shumanshmërinë
Kryeministrja e Anglisë ka kërkuar nga liderët e botës në Nju Jork që ta hedhin poshtë nacionalizmin dhe të luftojnë për ta ruajtur sistemin multilateral.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Theresa May, kryeministrja e Anglisë, ka sfiduar Donald Trump, presidentin e Amerikës dhe ka paralajmëruar për qëndrimet e tij kundër globalizimit duke thënë: "Nacionalizmi armiqësor mund ta zëvendësojë sistemin ndërkombëtar, prandaj liderët e botës duhet ta ringjallin besimin publik ndaj sistemit aktual. Ne kemi shikuar se çfarë mund të ndodhë kur nacionalizmi zakonshëm shndërrohet në nacionalizëm armiqësor. Mosbesimi bëhet shkak për krijimin e politikave identiste brenda vendit dhe politikave të përballjes dhe armiqësore jashtë vendit. Prandaj ne duhet të marrim mësim nga e kaluara dhe të tregojmë se si mund të formohet një bashkëpunim mes vendeve të fuqishme dhe përgjegjëse me ekonomi të hapura dhe siguri dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit".