Shfaqja e re Netanjahut në OKB kundër Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka dalë edhe një herë në skenën e Kombeve të Bashkuara për të sjellë shfaqje të freskëta kundër Iranit, duke përsëritur pretendimin e tij të rremë se vendi po punon për të zhvilluar armë bërthamore në vende "sekrete".
Siç edhe pritej, Netanjahu përdori një hartë dhe fotografi të një ndërtese që ai pretendonte se ishte një "depo e fshehtë e armëve atomike" në kryeqytetin iranian, Teheran, për të justifikuar akuzat e tij të rreme gjatë fjalimit të tij të enjten në sesionin e 73-të të AP të OKB në Nju Jork. "Në maj kemi ekspozuar vendin e arkivit të fshehtë atomik të Iranit. Ndërkohë që po zbuloj vendin e një objekti të dytë, depon e fshehtë atomike e Iranit", deklaroi kryeministri i regjimit sionist, i cili shtoi: "Irani nuk e ka braktisur qëllimin e tij për të zhvilluar armë bërthamore". Netanjahu po i referohej shfaqjes së tij të dyshimtë kundër Iranit, gjatë së cilës ai shkoi në televizion dhe vuri në dukje atë që ai e quajti të dhënat nga një depo sekrete në Teheran. Pretendimet e tij erdhën ndërsa Irani ka marrë konstatimin e bashkësisë botërore se është plotësisht i angazhuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore pavarësisht tërheqjes së kritikuar të Uashingtonit nga dokumenti ndërkombëtar. Përputhja e Iranit me marrëveshjen është verifikuar në shumë raporte nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike - mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, i cili përdor mekanizma të rrepta për të monitoruar aspektin teknik të zbatimit të marrëveshjes.