Lavrov: Marrëveshjen bërthamore do ta mbrojmë me të gjithë fuqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81548-lavrov_marrëveshjen_bërthamore_do_ta_mbrojmë_me_të_gjithë_fuqinë
Në kuadër të sesionit të AP të OKB, ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2018 07:17 Europe/Tirane
  • Lavrov: Marrëveshjen bërthamore do ta mbrojmë me të gjithë fuqinë

Në kuadër të sesionit të AP të OKB, ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.

Sergei Lavrov, pasi vuri në dukje se Amerika është tërhequr nga marrëveshja bërthamore në formë të njëanshme, shtoi se Rusia e konsideron obligim të saj mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore e cila është konfirmuar edhe nga KS i OKB. Irani ka zbatuar plotësisht zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore tha shefi i diplomacisë ruse i cili shtoi se për këtë Moska do të përdorë të gjithë fuqinë e saj për ruajtjen e marrëveshjes në fjalë. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE në një intervistë për CNN ka thënë se Uashingtoni, politikat e tij nuk mund tua imponojë vendeve të pavarura dhe organeve ndërkombëtare dhe shtoi se Evropa së bashku me të tjerët do të mbrojë marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.