Deklarata ofenduese e Trump pas bisedimeve me mbretin Selman
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81573-deklarata_ofenduese_e_trump_pas_bisedimeve_me_mbretin_selman
Presidenti amerikan në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve të tij në Virxhinia ka deklaruar se në një bisedë telefonike me mbretin Selman, atij i ka thënë se fati i Arabisë Saudite pa mbështetjen e Amerikës nuk dihet se çfarë do të jetë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2018 07:00 Europe/Tirane
  • Deklarata ofenduese e Trump pas bisedimeve me mbretin Selman

Presidenti amerikan në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve të tij në Virxhinia ka deklaruar se në një bisedë telefonike me mbretin Selman, atij i ka thënë se fati i Arabisë Saudite pa mbështetjen e Amerikës nuk dihet se çfarë do të jetë.

Në fjalimin e tij presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur bisedën telefonike të tij me mbretin e Arabisë Saudite dhe duke ofenduar Riadin për varësinë tek Amerika ka thënë se nuk i dihet fatit të Arabisë Saudite pa mbështetjen e Amerikës. “Sot kam pasur një diskutim të gjerë me mbretin e Arabisë Saudite. Atij i thashë: Mbret, ju keni disa trilion dollarë por askush nuk e di se çfarë do t’iu ndodhë po të mos jemi ne. Mbase mund të mos i mbani ato avionë. A e dini përse? Sepse ato mund të sulmohen”, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump. Presidenti amerikan shtoi se Arabia Saudite ndodhet në siguri me mbështetjen e Amerikës, mirëpo Amerika nuk ka arritur të marrë atë që duhet të marrë. Ne për këtë vend shumë të pasur japim subsite, përse? Nëse një vend ka probleme ekonomike, atëherë është e justifikueshme, mirëpo Arabia saudite mund të paguajë shpenzimet e ushtrisë së saj. Unë atyre u thashë: më vjen keq, ju jeni të pasur dhe duhet të paguani vetë shpenzimet e ushtrisë tuaj”, shtoi ndër të tjera presidenti Donald Trump. Donald Trump edhe në të kaluarën ka lëshuara deklarata ofenduese kundër Arabisë Saudite.