Austria thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81577-austria_thekson_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministrja e jashtme e Austrisë në AP të OKB ka kërkuar ruajtjen dhe mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2018 07:01 Europe/Tirane
  • Austria thekson ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministrja e jashtme e Austrisë në AP të OKB ka kërkuar ruajtjen dhe mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore.

Karin Kneissl, marrëveshjen bërthamore ka quajtur rezultat i veprimeve shumëpalëshe dhe ka thënë se tërheqja e njëanshme nga kjo marrëveshje ul besimin reciprok dhe dëmton procesin e krijimit të mirëbesimit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.