Policia franceze bastis një qendër të myslimanëve në veri të Francës
Policia franceze kreu një bastisje të ambienteve të një qendre të myslimanëve në veri të vendit dhe në shtëpitë e anëtarëve të qendrës në një operacion antiterrorist.
Në objektivin e operacionit, i cili përfshinte rreth 200 oficerë policie, ishte një qendër e njohur si "Qendra Zahra Frans" dhe 12 anëtarët e saj në zonën e Grand Sent, pranë Denkerk, afër Kale, në bregun verior të Francës.
Një burim sigurie i tha AFP-së se 11 persona ishin arrestuar, ndërsa autoritetet franceze ngrin gjithashtu asetet financiare të qendrës së kryesuar nga Yahia Gouasmi, për të cilin pretendohet se ka pikëpamje anti-sioniste dhe ka lidhje me Iranin.
Policia ka ndjekur nga afër aktivitetet e Qendrës Zahra "për shkak të mbështetjes së fortë nga udhëheqësit e saj për disa organizata të tjera dhe në favor të lëvizjeve që mbështesin idetë që janë në kundërshtim me vlerat" e Francës, pretenduan mediat franceze.
Në faqen e saj, shoqata thotë se qëllimi i saj që nga themelimi i saj në vitin 2009 ka qenë "të bëjë të njohur mesazhin e Islamit me sytë e Profetit dhe familjes së tij".