Trump përsëri sulme dhe akuza ndaj demokratëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81654-trump_përsëri_sulme_dhe_akuza_ndaj_demokratëve
Presidenti Donald trump shfrytëzoi një tubim të fushatës në shtetin Tenesi për të sulmuar disa nga emrat në radhët e demokratëve, që përfliten për garën presidenciale në vitin 2020. Trump tha gjithashtu se nëse partia Demokrate merr kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e muajit nëntor, ajo do ta fuste vendin në rrugë pa krye e do të krijonte kaos.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 02, 2018 13:23 Europe/Tirane
  • Trump përsëri sulme dhe akuza ndaj demokratëve

Presidenti Donald trump shfrytëzoi një tubim të fushatës në shtetin Tenesi për të sulmuar disa nga emrat në radhët e demokratëve, që përfliten për garën presidenciale në vitin 2020. Trump tha gjithashtu se nëse partia Demokrate merr kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e muajit nëntor, ajo do ta fuste vendin në rrugë pa krye e do të krijonte kaos.

Duke folur në një tubim fushate në shtetin Tenesi Donald Trump veçoi duke i kritikuar disa përfaqësues të partisë Demokrate të cilët përfliten si kundërshtarë për zgjedhjet presidenciale të 2020, mes tyre senatoren Elizabeth Warren dhe ish-nënpresidentin Joe Biden, transmeton VoA.

“Ata kanë shkuar aq shumë majtas sa “Pocahontas”(duke iu referuar senatores demokrate Warren), tashmë konsiderohet konservatore. Elizabeth Warren thotë se po shqyrton mundësinë për të kandiduar për presidente. Të lutem bëje! Sa i takon Biden-it, ne e quajmë Biden një për qindëshi. Deri në momentin që Obama e nxorri jashtë nga grumbulli i plehrave, ai nuk mund të bënte asgjë. Tani flet për të kandiduar. Djali i fortë, vërtet!

Presidenti Trump thumboi Biden lidhur me një koment të tij të mëparshëm, ku linte të kuptohej dëshira e tij për një ballafaqim fizik me zotin Trump. Deri tani, as zonja Warren dhe as zoti Biden nuk kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit Trump.