Putin kritikon politikat anti-iraniane të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81695-putin_kritikon_politikat_anti_iraniane_të_amerikës
Presidenti rus konsideron se politikat dhe veprimet anti-iraniane të SHBA janë në kurriz të ekonomisë globale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2018 16:03 Europe/Tirane
  • Putin kritikon politikat anti-iraniane të Amerikës

Presidenti rus konsideron se politikat dhe veprimet anti-iraniane të SHBA janë në kurriz të ekonomisë globale.

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në samitin ndërkombëtar "Java e Energjisë Ruse" në Moskë të mërkurën, duke thënë se veprimi i SHBA kundër Iranit do të ndikojë në ekonominë botërore. Putin shtoi se qëllimi i Rusisë për të punuar me Organizatën e Vendeve të Eksportimit të Naftës (OPEC) ishte reduktimi i prodhimit të naftës dhe mbajtja e niveleve të ulëta dhe balancimi i tregjeve. Në këtë samit ndërkombëtar po marrin pjesë më shumë se 6,000 mysafirë nga 70 vende të botës. Presidenti rus tha po ashtu se Uashingtoni duhej të kishte leje për të qëndruar në Siri, ose të autorizohej nga Damasku ose nga OKB.