Ambasadori hungarez në Ukrainë shpallet “persona non grata”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81721-ambasadori_hungarez_në_ukrainë_shpallet_persona_non_grata
Konsulli hungarez në qytetin ukrainas të Beregovos, në rajonin Zakarpatska, u shpall person i padëshiruar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2018 16:37 Europe/Tirane
  • Ambasadori hungarez në Ukrainë shpallet “persona non grata”

Konsulli hungarez në qytetin ukrainas të Beregovos, në rajonin Zakarpatska, u shpall person i padëshiruar.

Ambasadori hungarez në Ukrainë ka marrë një notë duke u informuar se konsulli hungarez në Beregov duhet të largohet nga territori i Ukrainës në 72 orët e ardhshme, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në një deklaratë.  “Ne shpresojmë që pala hungareze në të ardhmen të përmbahen nga çdo hap armiqësor ndaj Ukrainës dhe zyrtarët e saj nga shkeljet e ligjeve të Ukrainës,” thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie. Më parë, autoritetet ukrainase shprehën pakënaqësi për faktin se konsullata hungareze lëshoi pasaporta hungareze për qytetarët ukrainas.