Bie në kurth terroristi më i rrezikshëm egjiptian në Libi
(last modified Mon, 08 Oct 2018 14:48:09 GMT )
Tetor 08, 2018 16:48 Europe/Tirane
  • Bie në kurth terroristi më i rrezikshëm egjiptian në Libi

Zëdhënësi i forcave të quajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë" ka njoftuar rënien në kurth të kreut më të rrezikshëm grupeve terroriste në provincën Derna në veri të Libisë.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Ahmed Al-Mismari, zëdhënësi i forcave Ushtrisë Kombëtare të Libisë në komandën e gjeneralit Khalifa Ashtar, ka deklaruar se këto forca gjatë një operacione special të sigurisë kanë arrestuar terroristin më të rrezikshëm egjiptian Hisham Ashmawy në provincën Derna të Libisë.

Hisham Ashmawy njihej si një prej terroristëve më të rrezikshëm të huaj në Libi i cili ishte kreu i grupit terrorist "Al-Murabitin" i varur nga Al-Kaida dhe që vepronte në provincën Derna të Libisë. Ai që nga katër vite më parë prej kur ishte arratisur, ka qëndruar dhe vepruar në provincën Derna të Libisë.

Hisham Ashmawi (39 vjeç) kishte dorë në shumicën e sulmeve terroriste në Egjipt dhe sulmi i tij i parë terrorist është kryer në kuadër të përpjekjes për vrasjen e Muhamed Ibrahim, ish-ministrin e brendshëm të Egjiptit në vitin 2013.

Hisham Ashmawi në vitin 2000 kishte diplomuar në fakultetin e luftës në Egjipt dhe ishte oficer i forcave "Vetëtima" të Egjiptit dhe është trajnuar në Amerikës.

Hisham Ashmavi pas largimit nga ushtria e Egjiptit në vitin 2011, për shkak të ideve ekstremiste, kishte formuar një grup terrorist i cili përbëhej nga një numër ekstremistesh në mesin e tyre edhe 4 oficerë ushtarakë të cilët ishin ndarë nga ushtria.  

Tags