Mogherini: Rijadi të sqarojë rastin e "Khashoggi"
(last modified Tue, 09 Oct 2018 19:12:36 GMT )
Tetor 09, 2018 21:12 Europe/Tirane
  • Mogherini: Rijadi të sqarojë rastin e

Shefja e politikës së jashtme të BE bëri thirrje për hetime transparente të zyrtarëve sauditë lidhur me vrasjen e një gazetari që kundërshtonte regjimin Al Saud.

Sipas agjencisë Associated Press, Federica Mogherini, tha të mërkurën se BE është plotësisht në favor të hetimit transparent të rastit të Jamal Khashoggi, autor dhe eksponent i opozitës saudite që është zhdukur pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Mogherini shtoi: BE pret që zyrtarët sauditë të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për atë që ka ndodhur. Dje, Turqia ka paraqitur kërkesën për të ushtruar kontroll në Konsullatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, pasi pretendon se një gazetar u vra brenda mureve të saj. Gazetari Jamal Khashoggi, një shtetas saudit, u pa për herë të fundit duke vizituar Konsullatën të martën e kaluar. Khashoggi jetonte në SHBA, ku kontriboi me artikuj në seksionin e opinionit të Washington Post. Gazeta tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë përgjigje nga sauditët.

 

Tags