Rusia kontakton ANEA për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81906-rusia_kontakton_anea_për_mënyrën_e_ruajtjes_së_marrëveshjes_bërthamore
Gjatë një takimi në Moskë, zv/ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Riabkov dhe zv/drejtori i përgjithshëm i ANEA Massimo Aparo, kanë diskutuar mbi mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2018 07:14 Europe/Tirane
  • Rusia kontakton ANEA për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore

Gjatë një takimi në Moskë, zv/ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Riabkov dhe zv/drejtori i përgjithshëm i ANEA Massimo Aparo, kanë diskutuar mbi mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.

Të dy funksionarët kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore. ANEA në 12 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, por megjithatë Donald Trump presidenti i Amerikës ka tërhequr Uashingtonin në formë të njëanshme nga kjo marrëveshje. Vendimi i presidentit amerikan është kritikuar ashpër sidomos nga palët e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje si Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Rusia, Franca dhe BE. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.