Rumania e shqetësuar nga prania ushtarake ruse në Detin e Zi
Rumania ka shprehur shqetësimin në NATO lidhur me rritje e prezencës aktive ushtarake të Rusisë në Detin e Zi, dhe nënvizoi se forcimi i mbrojtjes evropiane duhet të jetë një nga temat më të rëndësishme kur ajo të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar.
"Federata Ruse po përdor Detin e Zi të projektojë forcën në Mesdheun lindor" tha ministri rumun i Mbrojtjes Mihai Fifor në një konferencë ndërkombëtare që u mbajt më 10 tetor në Institutin Aspen. "Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike vitin e fundit" tha ai. Rumania është një ndër nga shtetet evropiane të NATO-s që së bashku me Poloninë që ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi aleanca kërkon të pengojë Rusinë dhe t'i nënshtrohet modernizimit. Ministri i Jashtëm, Teodor Melescanu tha në konferencë se forcimi i sigurisë kibernetike dhe trajtimi i kërcënimeve të luftës hibride nga Rusia do të ishte gjithashtu një pikë shtesë në presidencën rumune të BE.