Rusia kërkon largimin e menjëhershëm të “Helmetave të Bardha” nga Siria
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka kërkuar largimin e menjëhershëm të “Helmetave të bardha nga Siria. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, në mbledhjen e të enjtes së KS të OKB, ka kërkuar nga vendet perëndimore që t’i largojnë “Helmetat e Bardha” nga provinca Edlib i Sirisë sepse Moska praninë e tyre e konsideron kërcënim.
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka shtuar se Helmetat e Bardha kanë lidhje me terroristët në Siri.
Deklaratat e përfaqësuesit të Rusisë në OKB janë përballur me reagime negative nga ana e përfaqësuesve të Amerikës, Britanisë dhe Francës.
Vlen të theksohet se grupi i ashtuquajtur “Helmetat e Bardha” është krijuar në mars të vitit 2013 me ndihmën financiare të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë ndërsa sfera e veprimit të këtij grupi është përkufizuar në rajonet e pushtuara nga grupet terroriste në Siri.
Shumë dëshmi dhe dokumente të zbuluara nga ushtria e Sirisë në rajonet e çliruara nga pushtimi i terroristëve në këtë vend, tregojnë se elementët e grupit të ashtuquajtur “Helmetat e Bardha kanë krijuar rrethanat për përdorimin e armëve kimike nga grupi terrorist Fronti Nusra kundër civilëve sirianë.