Amerika pezullon fluturimin e F-35
Tetor 12, 2018 14:47 Europe/Tirane
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për pezullimin e fluturimit të avionëve luftarakë F-35 për shkak të problemeve teknike.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Pentagoni të enjten ka deklaruar se të gjithë avionët luftarakë F-35 në Amerikë dhe në vendet e tjera të botës kanë pësuar një problem teknik serioz.
Pentagoni ka raportuar se fluturimi i këtyre avionëve të sofistikuar është ndërprerë për të analizuar problemet teknike të tyre.
Ky inspektim dhe analizim i problemeve teknike është caktuar të kryhet pas publikimit të raportit të parë në lidhje me shkaqet e rrëzimit të një avioni luftarak F-35 në shtetin Karolina Jugore të Amerikës më 8 shtator 2018.
Tags