Kina thekson për dhënien fund të veprimeve të njëanshme të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81946-kina_thekson_për_dhënien_fund_të_veprimeve_të_njëanshme_të_shba
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë i kërkoi Shteteve të Bashkuara t'i japin fund akuzave anti-Pekin dhe njëanshmërisë së tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2018 16:39 Europe/Tirane
  • Kina thekson për dhënien fund të veprimeve të njëanshme të SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë i kërkoi Shteteve të Bashkuara t'i japin fund akuzave anti-Pekin dhe njëanshmërisë së tyre.

Gao Feng tha të premten se akuzat e ngritura nga Uashingtoni kundër Pekinit ishin rezultat i njëanshmërisë tregtare, që nuk kishte të bënte me trazirat ekonomike të të dy vendeve. Feng i ka quajtur të pavlera deklaratat e fundit të nënpresidentit amerikan Mike Pence se Kina po bën përpjekje t'i mashtrojë vendet tjera për zhvillim dhe ka shtuar se kjo strategji asnjëherë nuk ka qenë në agjendën e Kinës dhe ky vend kurrë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm. SHBA po imponon tarifa të reja në vlerë prej 200 miliardë dollarë të mallrave kineze, pasi përshkallëzon luftën e saj tregtare me Pekinin. Taksat më të larta të importit do të zbatohen në pothuajse 6,000 artikuj, duke shënuar raundin më të madh të tarifave amerikane deri më tani. Dorashka, oriz dhe tekstile do të përfshihen, por disa artikuj që pritet të jenë në shënjestër, duke përjashtuar karriget dhe orët inteligjente. Kina ka premtuar më parë se do të hakmerret kundër çdo tarife të mëtejshme të SHBA. Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis anuloi një vizitë të parashikuar në Kinë kohë më parë. Kina ka vazhduar protestat dhe kritikat ndaj sanksioneve ushtarake amerikane kundër ushtrisë së saj, duke anuluar rrethin e dytë të bisedimeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Qeveria kineze ka njoftuar heqjen e misionit të saj të lartë të marinës në Shtetet e Bashkuara për shkak të politikave agresive dhe sanksioneve të Uashingtonit kundër ushtrisë kineze.