Washington Post: Trump mbështet vendet despotike arabe
Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se presidenti i Amerikës ka preferuar të mbështesë më shumë despotizmin arab se sa gazetarin kritik të regjimit Al Saud.
Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke mbështetur despotizmin arab, nuk ka bërë ndonjë veprim i cili do të tregojë se dëshmitë që tregojnë sjelljet e këqija të Arabisë Saudite e kanë detyruar atë të prish marrëdhëniet e tij me regjimin Al Saud.
Trump në disa intervista që ka bërë që nga koha e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, kritikut të regjimit Al Saud, e koa konsideruar obligative ruajtjen e kontratave të armatimit mbi 100 miliardë dollarë me regjimin Al Saud.
Presidenti i Amerikës më parë në një deklaratë përçmuese rreth Arabisë Saudite, ka paralajmëruar mbretin Selman se pa mbështetjen e ushtrisë së Amerikës, regjimi Al Saud nuk do të qëndrojë as dy javë në pushtet.
Trump e ka quajtur të rastësishme zhdukjen e gazetarit Khashoggi duke thënë se ky rast ka ndodhur në Turqi dhe në lidhje me një qytetar saudit, prandaj pikërisht për këtë arsye nuk ka lidhje me Uashingtonin.