Greqi, vetura përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81980-greqi_vetura_përplaset_me_kamionin_digjen_të_gjallë_11_refugjatë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit, kur 11 emigrantë klandestinë kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Greqi, vetura përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit, kur 11 emigrantë klandestinë kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në afërsi të Kavalas, në Greqi. Mikrobusi që transportonte emigrantët u përplas ballazi me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët. Pasagjerët e mikrobusit nuk mundën të dilnin nga mjeti dhe u dogjën të gjallë. Drejtuesi i mikrobusit, një shtetas grek i moshës 39 vjeç shpëtoi me lëndime të lehta. Ai është dërguar në spital, i ruajtur nga policia. Pas verifikimit rezultoi se është implikuar edhe herë të tjera në trafikim klandestinësh. Sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i mikrobusit për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kamionin. Ende nuk dihet nacionaliteti i emigrantëve që me gjasë kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko-grek. Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së.