Trump përkrah vazhdimin e kontratave të armëve me Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81981-trump_përkrah_vazhdimin_e_kontratave_të_armëve_me_arabinë_saudite
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se Arabia Saudite mund të jetë pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë “ndëshkime të rënda” nëse kjo do të provohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Trump përkrah vazhdimin e kontratave të armëve me Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se Arabia Saudite mund të jetë pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë “ndëshkime të rënda” nëse kjo do të provohet.

“Ne do t’i shkojmë në fund dhe do të ketë ndëshkime të rënda”, tha Trump për programin “60 Minutes” të CBS, sipas një ekstrakti të një interviste të lëshuar të shtunën. Presidenti amerikan megjithatë nuk fajësoi monarkinë saudite për zhdukjen e Khashoggi, i cili dyshohet se është vrarë gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Ai tha se "ne nuk e dimë ende" nëse Khashoggi u vra, por se situata është "duke u parë shumë shumë fuqishëm". Trump tha të enjten se nuk është i gatshëm të heqë miliarda dollarë nga marrëveshjet ushtarake me Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e dyshuar të Khashoggi. "Çfarë të mire na bën kjo?" pyeti Trump duke shtuar: "Kjo ndodhi në Turqi dhe Khashoggi nuk është shtetas i Shteteve të Bashkuara". Në intervistën e fundit, Trump hezitoi të nxjerrë një lidhje midis çështjes Khashoggi dhe një marrëveshje armësh prej 110 miliardë dollarësh me Rijadin. "Të gjithë në botë e dëshironin këtë kontratë", tha ai për marrëveshjen e armëve. "Rusia e donte atë, Kina e donte atë, edhe ne e donim atë. Ne e kemi marrë ... Nuk dua të humbas vendet e punës, nuk dua të humbas një kontratë si kjo. Ka mënyra të tjera për të ndëshkuar ", deklaroi Presidenti i SHBA. Në ditët e fundit, demokratët dhe republikanët në Kongres kanë thënë se nëse Arabia Saudite është pas zhdukjes së Khashoggi, duhet të ketë pasoja të rënda për mbretërinë saudite. Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se presidenti i Amerikës ka preferuar të mbështesë më shumë despotizmin arab se sa gazetarin kritik të regjimit Al Saud. Gazeta amerikane "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, duke mbështetur despotizmin arab, nuk ka bërë ndonjë veprim i cili do të tregojë se dëshmitë që tregojnë sjelljet e këqija të Arabisë Saudite e kanë detyruar atë të prish marrëdhëniet e tij me regjimin Al Saud. Trump në disa intervista që ka bërë që nga koha e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, kritikut të regjimit Al Saud, e koa konsideruar obligative ruajtjen e kontratave të armatimit mbi 100 miliardë dollarë me regjimin Al Saud.  Presidenti i Amerikës më parë në një deklaratë përçmuese rreth Arabisë Saudite, ka paralajmëruar mbretin Selman se pa mbështetjen e ushtrisë së Amerikës, regjimi Al Saud nuk do të qëndrojë as dy javë në pushtet. Trump e ka quajtur të rastësishme zhdukjen e gazetarit Khashoggi duke thënë se ky rast ka ndodhur në Turqi dhe në lidhje me një qytetar saudit, prandaj pikërisht për këtë arsye nuk ka lidhje me Uashingtonin. Regjimi saudit është një nga regjimet më represive në botë dhe shtyp ashpër çdo kundërshtim apo kritikë dhe përndjek kritikët dhe kundërshtarët e tij, i burgos dhe në disa raste i ekzekuton ata. Tani, me pozicionin e qartë të Trump në favor të regjimit saudit, mund të pritet që masat e regjimit saudit kundër të drejtave të njeriut  të intensifikohen edhe më shumë.