Dhjetëra emigrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82007-dhjetëra_emigrantë_mbetën_të_vdekur_gjatë_transportimit_në_izmir
Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte emigrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2018 11:03 Europe/Tirane
  • Dhjetëra emigrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir

Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte emigrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve.

Trembëdhjetë persona u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit.

Sipas raportimeve, emigrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit.

Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e emigrantëve.