Përpjekjet amerikane për të intensifikuar armiqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës
Kriza ukrainase, e cila filloi në 2014, konsiderohet një pikë kthese në marrëdhëniet Rusi-SHBA. Në mbështetje të qeverisë perëndimore të Ukrainës gjatë katër viteve të fundit, Uashingtoni ka vendosur dhe zgjeruar sanksionet kundër Rusisë me pretekstin e aneksimit të Krimesë në territorin e saj, si dhe duke ndërhyrë dhe përkeqësuar krizën e Ukrainës me mbështetjen e opozitës separatiste në Ukrainën Lindore.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara shërbyen si një nga mbështetësit kryesorë të ushtrisë së Kievit dhe përveç dërgimit të armëve, Amerika kontribuoi me 370 milionë dollarë në Ukrainë në 2018. Për herë të parë, aeroplanët ushtarakë amerikanë u vendosën në Ukrainë me pretekstin e pjesëmarrjes në manovra ushtarake. Uashingtoni, në të njëjtën kohë, ka ngritur një stacion detar në portin e Odessa. Pentagoni tha se fondet do të përdoren për programe stërvitore, komunikimi, mjekësore dhe operacione të tjera jo vdekjeprurëse që nevojiten. Që prej vitit 2014, SHBA i ka dhënë Kievit më shumë se 1 miliard dollarë në mbështetje të mbrojtjes. Fondet e SHBA shkojnë kundër tentativave ruse në Ukrainë, e cila pas aneksimit të Krimesë, akuzohet se armatos separatistët në lindje të vendit. Më shumë se 10 000 njerëz janë vrarë në konfliktin në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, që bashkë njihen si zona e Donbasit. Moska mohon që të ketë dërguar trupa për të mbështetur separatistët, por pranon se vullnetarë rusë luftojnë përkrah rebelëve. Fondet e fundit nga SHBA për Ukrainën vijnë menjëherë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir putin, ku liderët e bënë të qartë se për çështjen e Ukrainës dhe Krimesë kishin pikëpamje shumë të ndryshme. Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë dërguar sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga Kievi, por që ka ngjallur zemërim në Moskë. “Ato tashmë janë dërguar”, tha për mediat një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, , lidhur me dërgimin e sistemeve amerikane Javelins në Ukrainë. Kjo dërgesë duket se e thellon përfshirjen e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë. Pas disa muajsh të mbushura me debate në Uashington, dhe siç thuhet hezitimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka miratuar shitjen e sistemeve Javelin në muajin dhjetor. Ky njoftim ka nxitur një reagim të ashpër nga Moska, ku zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov ka akuzuar SHBA-në se “po nxit luftë”. Sergei Lavrov, grushtin e shtetit të vitit 2014 në Evropë e ka quajtur faktor diskreditues për Evropën. Perëndimi ka tradhtuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare pasi BE ka shkelur akordin e nënshkruar prej tij lidhur me Ukrainën. Ditë më parë Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet për t'u përgatitur për një luftë të re pasi ligjvënësit ukrainas e përshkruan konfliktin me forcat pro-ruse në lindje të vendit si një "pushtim të përkohshëm rus". Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Ligji në fjalë e etiketon Rusinë si "agresore", ndërsa pjesët e provincave Donjeck dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët, i konsideron "territore përkohësisht të pushtuara". "Ju nuk mund ta quani këtë gjë përveç përgatitje për një luftë të re", theksoi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të enjten, duke paralajmëruar se masa provokuese "rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm në Ukrainë me pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë botërore". Ligji i miratuar nga Parlamenti i Ukrainës duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij.