Mogherini kërkon nga Arabia Saudite të hetojë rastin Kashoggi
(last modified Mon, 15 Oct 2018 17:37:53 GMT )
Tetor 15, 2018 19:37 Europe/Tirane
  • Mogherini kërkon nga Arabia Saudite të hetojë rastin Kashoggi

Shefja për politikë të jashtme e BE ka thënë se ky Union kërkon nga Arabia Saudite të hetojë dosjen e gazetarit disident të këtij vendi dhe të bashkëpunojë me Turqinë.

Federika Mogherini ka thënë: Bashkimi Evropian pret që zyrtarët sauditë të bashkëpunojnë me partnerët dhe aleatët e Bashkimit Evropian dhe autoritetet turke për të sqaruar rastin e gazetarit saudit Xhamal Kashoggi. Mogherini ka shtuar: Rasti i gazetarit Kashoggi do të jetë në agjendën e takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

 

Tags