Lavrov: Perëndimi ka frikë të pranojë Helmetat e Bardha
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82119-lavrov_perëndimi_ka_frikë_të_pranojë_helmetat_e_bardha
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se shtetet perëndimore pasi janë informuar për të kaluarën e grupit të ashtuquajtur "Helmetat e Bardha", tani nuk dëshiron të pranojnë këtë grup.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 13:07 Europe/Tirane
  • Lavrov: Perëndimi ka frikë të pranojë Helmetat e Bardha

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se shtetet perëndimore pasi janë informuar për të kaluarën e grupit të ashtuquajtur "Helmetat e Bardha", tani nuk dëshiron të pranojnë këtë grup.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, në një intervistë me kanalin Euronews, ka thënë se perëndimi është i shqetësuar për lidhjen e disa pjesëtarëve të forcave të quajtura "Helmetat e Bardha" me grupet terroriste. Ai shtoi: "Disa shtete perëndimore pas disa hulumtimeve dhe hetimeve të kryera në lidhje me grupin e ashtuquajtur "Helmetat e Bardha", tani nuk dëshirojnë të pranojnë këto forca në vendet e tyre".

Lavrov shtoi: "Kanë kaluar tre muaj dhe pjesëtarët e grupit "Helmetat e Bardha" akoma janë në Jordani. Sipas informacioneve që kemi ne, shtetet perëndimore të cilat i kanë premtuar Jordanisë se këto persona do t'i pranojnë në Evropë dhe në Kanada, tani janë informuar për dosjen personale të pjesëtarëve të këtij grupi dhe tani kanë frikë nga ata. E kaluara e pjesëtarëve të këtij grupi tregon se ata kanë prirje kriminele dhe për çdo ditë e më tepër po zbulohen fakte të reja për lidhjen e këtij grupi me grupet terrorist ISIS dhe Fronti Nusra".