Pak pritje nga samiti në Bruksel për Brexit-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82124-pak_pritje_nga_samiti_në_bruksel_për_brexit_in
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndodhet sot në Bruksel, ku me liderët e Bashkimit Evropian do të disktojë rreth marrëveshjes për Brexit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 17:11 Europe/Tirane
  • Pak pritje nga samiti në Bruksel për Brexit-in

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndodhet sot në Bruksel, ku me liderët e Bashkimit Evropian do të disktojë rreth marrëveshjes për Brexit.

Brexit-i nënkupton procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojë deri në mars të vitit të ardhshëm. Pritjet për ndonjë pikë kthese janë të vogla, pasi negociatat kanë ngecur rreth çështjes së kufirit irlandez. Udhëheqësit e BE-së thonë se i takon kryeministres May të dalë me "ide të freksëta" për zgjidhjen e çështjes. May, në anën tjetër, i përmbahet planit që ajo ka parashtruar, ndërkohë që ka spekulime se periudha e tranzicionit pas Brexit-it mund të zgjatet. May i ka hedhur poshtë sugjerimet e BE-së për mbajtjen e Irlandës së Veriut në përputhje me rregullat tregtare të BE-së, duke thënë se një gjë e tillë do ta ndante Britaninë e Madhe. Tani, të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën. Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ekonomia britanike do të goditet rëndë nëse del nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.