Komisioni Evropian kërcënon me masa reciproke ndaj vendimeve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82131-komisioni_evropian_kërcënon_me_masa_reciproke_ndaj_vendimeve_të_amerikës
Cecilia Malstrom, komisare e BE për çështjet e tregtisë, ka kërcënuar unioni do të marrë masa reciproke ndaj Amerikës nëse kjo e fundit vendos tarifa të larta doganore ndaj automjeteve amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2018 07:16 Europe/Tirane
  • Komisioni Evropian kërcënon me masa reciproke ndaj vendimeve të Amerikës

Cecilia Malstrom, komisare e BE për çështjet e tregtisë, ka kërcënuar unioni do të marrë masa reciproke ndaj Amerikës nëse kjo e fundit vendos tarifa të larta doganore ndaj automjeteve amerikane.

Në një konferencë për shtyp Malstrom paralajmëroi për masa reciproke ndaj Amerikës në rast të vendosjes së tarifave të reja doganore ndaj produkteve evropiane dhe tha se të tilla vendime e bëjnë akoma më të vështirë procesin e negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. SHBA thotë se synon të negociojë tri marrëveshje të veçanta tregtare me Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. Për këtë do të duhen disa muaj përpara se të fillojnë negociatat. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të riformuar politikat tregtare për të mbështetur axhendën e tij "Amerika e para". Deklarata vjen në një kohë që SHBA është përfshirë në një luftë tregtare me Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë. "Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë tregtinë dhe investimet e SHBA duke negociuar marrëveshje tregtare me Japoninë, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar," tha përfaqësuesi tregtar i SHBA-së,  Robert Lighthizer. "Jemi të angazhuar për t'i përfunduar këto negociata me rezultate në kohë dhe substanciale për punëtorët amerikanë, fermerët dhe bizneset". SHBA planifikon të fillojë negociatat me Japoninë, ekonominë e tretë më të madhe në botë, "sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më herët se 90 ditë nga data e këtij njoftimi", shkroi zoti Lighthizer në një letër drejtuar Kongresit. Negociatat me Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë "sapo të jetë gati" pasi ajo të largohet nga Bashkimi Europian në mars 2019, tha ai. Qëllimi është që "të adresohen barrierat tarifore dhe jotarifore" dhe për të arritur tregtinë e lirë, të drejtë dhe reciproke ", tha z. Lighthizer. Preferenca e z. Trump për marrëveshje dypalëshe mbi ato shumëpalëshe është pjesë e një politike tregtare më proteksioniste që ai ka ndërmarrë që nga marrja e detyrës në vitin 2016. Ai nxori Shtetet e Bashkuara jashtë Marrëveshjes së Partneritetit Trans-Pacific në fillim të administratës së tij dhe ka rinegociuar një marrëveshje tregtare midis SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Lufta tregtare e zotit Trump me Kinën vazhdon të përshkallëzohet, me kompanitë që tashmë e ndjejnë presionin dhe ekspertët që paralajmërojnë se kjo do të dëmtojë rritjen globale. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën një "vend më të varfër dhe më të rrezikshëm". FMN ka ulur parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ajo tha se një luftë e plotë tregtare midis SHBA dhe Kinës nuk do ndihmonte në rimëkëmbjen ekonomike. Shefi i ekonomisë, Maurice Obstfeld tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më të gjerë. "Politika tregtare reflekton politikën dhe politika mbetet e pazgjidhur në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme,"-tha Obstfeld. Kohët e fundit, Kina njoftoi tarifat e reja tregtare për 60 miliardë dollarë mallra amerika, duke përfshirë produkte të tilla si gazi natyror i lëngshëm, të prodhuara në shtete besnike ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump. Në një postim në Tëitter, Trump paralajmëroi Pekinin që të mos kërkojë të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA. "Do të ketë hakmarrje ekonomike të madhe dhe të shpejtë kundër Kinës, nëse fermerët tanë ose punëtorët industrialë janë në shënjestër,"-tha Trump. Tarifat e SHBA-së në 200 miliardë dollarë importe kineze hynë në fuqi muajin e kaluar.