Paralajmërime serioze mbi krizën në sistemin botëror të tregtisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82159-paralajmërime_serioze_mbi_krizën_në_sistemin_botëror_të_tregtisë
Presidenti amerikan Donald Trump që nga koha e ardhjes në pushtet në janar të vitit 2017, tregtinë e lirë e ka quajtur faktor të ekonomisë së rënduar në Amerikë dhe ka kërcënuar se do të krijojë pengesa në sistemin e tregtisë së lirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2018 06:40 Europe/Tirane
  • Paralajmërime serioze mbi krizën në sistemin botëror të tregtisë

Presidenti amerikan Donald Trump që nga koha e ardhjes në pushtet në janar të vitit 2017, tregtinë e lirë e ka quajtur faktor të ekonomisë së rënduar në Amerikë dhe ka kërcënuar se do të krijojë pengesa në sistemin e tregtisë së lirë.

Donald Trump insiston në vendosjen e tarifave doganore për mallrat e importuara nga jashtë dhe sidomos nga vendet evropiane dhe nga Kina, duke shkaktuar reagimin e ashpër të tyre. Amerika shtë futur në një luftë të pashoqë tregtare me Kinën që është vendi I dytë me ekonominë më të madhe në botë. Autoritetet e larta të Evropës me gjithë marrëveshjet e përkohshme të BE dhe Amerikës, janë shprehur tepër të shqetësuar mbi kërcënimet e Donald Trump mbi vendosjen e tarifave të reja doganore mbi mallrat evropiane dhe kryesisht mbi automjetet dhe kanë theksuar se vendosja e këtyre tarifave do të ndikojë keq në marrëdhëniet tregtare mes dy anëve të atlantikut. Cecilia Malstrom, komisare e BE për çështjet e tregtisë, ka kërcënuar unioni do të marrë masa reciproke ndaj Amerikës nëse kjo e fundit vendos tarifa të larta doganore ndaj automjeteve evropiane. Në një konferencë për shtyp Malstrom paralajmëroi për masa reciproke ndaj Amerikës në rast të vendosjes së tarifave të reja doganore ndaj produkteve evropiane dhe tha se të tilla vendime e bëjnë akoma më të vështirë procesin e negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. SHBA thotë se synon të negociojë tri marrëveshje të veçanta tregtare me Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. Për këtë do të duhen disa muaj përpara se të fillojnë negociatat. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të riformuar politikat tregtare për të mbështetur axhendën e tij "Amerika e para". Deklarata vjen në një kohë që SHBA është përfshirë në një luftë tregtare me Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë. Donald Trump në kuadër të sloganit të tij Amerika e Para dhe me pretekstin për të ringjallur fuqinë e mëparshme të Amerikës, po ndjek politika proteksioniste në fushën e ekonomisë. Një prej vendimeve më të rëndësishme të Trump në këtë fushë është ngritja e tarifave doganore për mallrat dhe produktet e importuara në Amerikë, gjë e cila ka shkaktuar një luftë të madhe ekonomike në botë. Presidenti amerikan si hapin e parë në këtë luftë ka vendosur tarifa doganore për çelikun dhe aluminit me nga 25 dhe 10% gjë e cila ngjalli reagime të shumta tek partnerët ekonomik të Amerikës. Partnerët ekonomikë të Uashingtonit kanë ndërmarrë masa reciproke duke rritur tarifat doganore për mallrat e importuara nga Amerika. Tani lufta ekonomike e nisur nga Donald Trump është zgjeruar dhe Amerika po përballet me vende si Kina. Evropa dhe në veçanti Gjermania, që ka një ekonomi të bazuar në eksporte, për shkak të politikave dhe vendimeve tregtare të Donald Trump kanë pësuar dëme të shumta dhe për këtë palët janë futur në një luftë tregtare duke shtuar tarifat doganore.  Si rezultat Trump në përpjekjet e tij më të fundit është munduar të  vendosë tarifë doganore prej 25% për automjetet që importohen në Amerikë nga Evropa. Kërcënimet e Donald Trump në këtë çështje edhe pse dëmton rëndë kompanitë e prodhimit të automjeteve në Amerikë dhe punonjësit e këtij sektori, mirëpo ajo shkakton dëme dhe shpenzime të shumta edhe për konsumatorin amerikan. Evropa nga ana tjetër ka shtuar tarifat doganore për makinat amerikane me të njëjtin nivel dhe kjo ka shtuar shpenzimet për prodhuesit amerikanë të makinave dhe me padyshim ka rritur çmimin total të automjeteve të prodhuar anë këtë vend. Përveç kësaj rritja e çmimit të makinave amerikane ka ulur fuqinë konkurruese të tyre me automjetet e tjera. Mirëpo vendimi i Donald Trump për të shtuar tarifat doganore për makinat, ka dëmtuar shumë prodhuesit gjermanë të makinave. Në rast se Amerika vendos tarifa doganore të tjera mbi importin e makinave, ky vendim jo vetëm që do të reduktojë 195 mijë vende pune në Amerikë por do të shtojë çmimin e makinave evropiane me nga 1400 deri në 7000 mijë dollarë për çdo makinë.