Reagime mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi
Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB me anë të një deklarate ka shprehur keqardhjen për vrasjen e gazetarit kritik me origjinë nga Arabia Saudite, Jamal Khashoggi dhe ka kërkuar kryerjen e hetimeve të shpejta dhe transparente.
Arabia Saudite më në fund ka konfirmuar vrasjen e gazetarit Khashoggi. Prokuroria e Arabisë Saudite ka deklaruar se pas një zënie dhe konfrontimi fizik mes Khashoggi dhe disa personave të tjerë brenda në konsullatë, përfundoi me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Prokuroria saudite ka pretenduar se për rastin e vrasjes Khashoggi janë arrestuar 18 persona. Lindsey Graham, senator amerikan duke reaguar ndaj këtij lajmi ka thënë se Arabia Saudite në fillim deklaroi se Khashoggi është larguar nga konsullata dhe se Arabia Saudite nuk ka gisht në vrasjen e tij mirëpo tani thuhet se pa dijeninë e princit bin Selman ai është vrarë brenda në konsullatë. Përfaqësuesi i shtetit Kaliforni, Ted Lieu gjithashtu ka vënë në dyshim deklaratën e Arabisë Saudite dhe përmendi raportet mbi copëtimin e trupit të Khashoggi. Ndërsa Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni mirëpret deklaratën e Arabisë saudite mbi progresin e hetimeve mbi vrasjen e Jamal Khashoggi. Uashingtoni shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e gazetarit Khashoggi. Khashoggi është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor.