Dhëndri i Trump kishte rol në vrasjen e  Khashoggi!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82200-dhëndri_i_trump_kishte_rol_në_vrasjen_e_khashoggi!
Përfaqësuesi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës ka njoftuar për rolin e dhëndrit të presidentit të Amerikës në vrasjen e gazetarit kritik të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2018 13:09 Europe/Tirane
  • Dhëndri i Trump kishte rol në vrasjen e  Khashoggi!

Përfaqësuesi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës ka njoftuar për rolin e dhëndrit të presidentit të Amerikës në vrasjen e gazetarit kritik të Arabisë Saudite.

Joaquin Castro, kongresisti demokrat i Amerikës, në një intervistë me kanalin televiziv CNBS, deklaroi se Jared Kushner duke vendosur emrin e Jamal Khashoggi në listën e armiqve të Arabisë Saudite, praktikisht u bë shkaktar për vrasjen e këtij gazetari.

Sipas Castro, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, duke u ndihmuar nga forcat inteligjente, ka përgatitur këtë listë dhe ia ka dorëzuar atë princit Muhamed bin Selman të Arabisë Saudite, i cili ka vepruar në bazë të kësaj liste.

Ky kongresist demokrat ka kërkuar kryerjen e hetimeve më të gjera nga ana e autoriteteve inteligjente në lidhje me këtë çështje.

Autoritetet amerikane të sigurisë edhe më parë kanë paralajmëruar për lidhjen e afërt të dhëndrit të Trump me princin e kurorës së Arabisë Saudite.