OKB reagon ndaj konfirmimit të vrasjes së gazetarit Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82201-okb_reagon_ndaj_konfirmimit_të_vrasjes_së_gazetarit_khashoggi
Raportuesja speciale e OKB për ekzekutime të paligjshme ka reaguar ndaj vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 20, 2018 17:07 Europe/Tirane
  • OKB reagon ndaj konfirmimit të vrasjes së gazetarit Khashoggi

Raportuesja speciale e OKB për ekzekutime të paligjshme ka reaguar ndaj vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Rrjetet sociale mendojnë se pohimi i Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Khashoggi, është rezultat i presionit të mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Tasnim thotë raportuesja speciale e OKB për ekzekutime të paligjshme ka theksuar se deklarata e Arabisë Saudite për ekzekutimin e paligjshëm të Jamal Khashoggi, është e palogjikshme.

Kjo funksionare e OKB ka thënë: "Asnjë shtet dhe qeveri nuk duhet ta konfirmojë interpretimin e Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggi dhe as veprimin e Riadit për gjoja kryerjen e hetimeve në lidhje me këtë çështje".

Ajo ka theksuar: "Ne kemi nevojë për kryerjen e hetimeve me kredibilitet dhe transparente për të identifikuar autorët e vrasjes së Khashoggi dhe për të gjetur projektuesin e këtij krimi".

Sipas këtij burimi, Arabia Saudite sot në mëngjes pas dy javëve, ka deklaruar se Jamal Khashoggi është vrarë në konsullatën e këtij vendi në Stamboll të Turqisë si pasojë e një përleshje fizike. Sipas deklaratës së qeverisë së Arabisë Saudite, janë arrestuar 12 persona në lidhje me këtë çështje dhe disa funksionarë të sigurisë së Arabisë Saudite janë shkarkuar nga detyrat e tyre.

Kjo është në kohën kur Arabia Saudite deri sot ka mohuar vrasjen e Khashoggi.