Çfarë tregon reagimi i Trump ndaj vrasjes së Khashoggi
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Arabia Saudite funksionon si kundërpeshë ndaj Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe kjo e ka vënë Uashingtonin në një situatë "komplekse" në lidhje me shpjegimin e Riadit mbi vdekjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi.
Deklaratat e Trump erdhën pasi Riadi pranoi se Khashoggi, i cili ishte zhdukur pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, u vra në një "luftë me njerëzit që e takuan" brenda ndërtesës. Trump u tha gazetarëve se ai e konsideron "të besueshëm" shpjegimin e sauditëve edhe pse ai duhej të fliste me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të sqaruar disa gjëra të tjera. "Arabia Saudite ka qenë një aleat i madh, por ajo që ndodhi është e papranueshme," tha Trump. "Unë do të preferoja që nëse do të ketë ndonjë formë sanksioni, ne të mos përdorim si ndëshkim, duke anuluar kontratën e armëve prej 110 miliardë dollarësh, që do të thotë 600,000 vende pune", shtoi ai. Sipas The Washington Post, në të cilën Khashoggi ishte një kontribues, zbulimet e inteligjencës amerikane tashmë provojnë se ai u vra dhe u copëtua nga agjentët sauditë në një veprim të urdhëruar drejtpërsëdrejti nga Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman. Shumë analistë po e shohin reagimin e Trump për vrasjen e Khashoggi si një mënyrë për të mbrojtur 'aleancën' midis dy SHBA dhe Arabisë Saudite, veçanërisht në lidhje me Iranin, mbrojtjen e shitjeve të armëve dhe mbrojtjen e interesave të tij private financiare, sepse çdo goditje e vërtetë ndaj regjimit saudit mund të rrezikojë marrëdhëniet e tij të biznesit me Riadin. Disa madje flasin për nivelin e tij të amoralitetit, duke injoruar jetët e njerëzve dhe duke mbrojtur me fanatizëm shitjen e produkteve që synojnë të vrasin të tjerët. Ajo që është themelore për mënyrën se si funksionon Trump është pikëpamja e tij mbi biznesin dhe paratë. Për të, virtyti dhe qëllimi i vetëm është interesi dhe paraja. Shumë vende refuzojnë të dënojnë Arabinë Saudite për vrasjen e Jamal Khashoggi, sepse ato kanë interesa ekonomike për të pasur lidhje me Riadin dhe në këtë kuadër SHBA renditet e para. Deklarata e Trump se "SHBA ka nevojë për Arabinë Saudite" dëshmon se Uashingtoni ka nevojë për një regjim vrasës dhe kjo është arsyeja pse SHBA po tregon butësi ndaj Arabisë Saudite në rastin e vrasjes së Jamal Kashoggi. Kjo dëshmon se SHBA po përdor ISIS dhe Al-Kaidën në mbarë botën, atje ku SHBA ka nevojë për to. Për sa kohë që Muhamed Bin Salman vepron si "Lopë qumështore" për SHBA, pse të shqetësohet Trump për një apo mijëra jetë saudite?