Trump mbështet shitjen e armëve për Arabinë Saudite
Donald Trump president i Amerikës ka mbrojtur shitjen e armëve për Arabinë Saudite.
Në një intervistë të tij për USA Today, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kundër ndërprerjen e shitjes së armëve amerikane për Arabinë Saudite pas zbulimit të dosjes së vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe ka thënë: Ekzistojnë rrugë të tjera për të ndëshkuar Arabinë Saudite. Presidenti amerikan ka mohuar lajmet se ai ka bashkërenditur qëndrimet me palën saudite rreth vrasjes së gazetarit saudit Khashoggi dhe tha: Shpjegimet që ka dhënë qeveria saudite lidhur me vrasjen e Jamal Khashoggi krijojnë shumë dyshime mirëpo unë jam kundër çdo nisme që synon ndërprerjen e shitjes së armëve për Arabinë Saudite. Khashoggi u vra dhe u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll më datë 2 tetor, nga një ekip saudit prej 15 vetash që hynë në Turqi dhe u larguan me një avion të posaçëm po atë ditë. Rasti Khashoggi ka shkaktuar reagime të mëdha në botë dhe ka vënë në pyetje bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes Perëndimit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite.