Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon hetimin transparent të rastit Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82279-sekretari_i_përgjithshëm_i_okb_kërkon_hetimin_transparent_të_rastit_khashoggi
Zv/zëdhënësi i Sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke cituar z. Antonio Guterres ka thënë se sekretari i përgjithshëm kërkon të kryen hetime transparente mbi rastin e gazetarit Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2018 06:30 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon hetimin transparent të rastit Khashoggi

Zv/zëdhënësi i Sekretarit të përgjithshëm të OKB, duke cituar z. Antonio Guterres ka thënë se sekretari i përgjithshëm kërkon të kryen hetime transparente mbi rastin e gazetarit Jamal Khashoggi.

Farhan Hak në përgjigje të pyetjes se cili është qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB mbi vrasjen e gazetarit saudit brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll ka thënë: Gutterres kërkon zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve të këtij krimi. Heshtja kundrejt vrasjes së gazetarit kritik të regjimit Al Saud, Jamal Khashugi, është shkelje e dinjitetit njerëzor që çon në përsëritjen e të tilla rasteve. Khashoggi u vra dhe u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll më datë 2 tetor, nga një ekip saudit prej 15 vetash që hynë në Turqi dhe u larguan me një avion të posaçëm po atë ditë. Rasti Khashoggi ka shkaktuar reagime të mëdha në botë dhe ka vënë në pyetje bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes Perëndimit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite.