Pompeo: Sanksionet ndaj Arabisë Saudite janë të mundshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82313-pompeo_sanksionet_ndaj_arabisë_saudite_janë_të_mundshme
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se SHBA kishte vendosur të anulojë dhënien e vizave për sauditët e përfshirë në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2018 08:24 Europe/Tirane
  • Pompeo: Sanksionet ndaj Arabisë Saudite janë të mundshme

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se SHBA kishte vendosur të anulojë dhënien e vizave për sauditët e përfshirë në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi.

Ai më tej vuri në dukje se sanksionet e SHBA ndaj Arabisë Saudite po shqyrtohen. Departamenti Amerikan i Shtetit "do të vazhdojë të kërkojë të gjitha faktet relevante, do të konsultohet me Kongresin dhe do të punojë me shtetet e tjera për të dënuar ata që janë përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggi", tha Pompeo. Departamenti i Shtetit po punon me Departamentin e Thesarit për të "shqyrtuar zbatimin e sanksioneve globale Magnitsky ndaj atyre individëve", tha sekretari i shtetit i SHBA duke u zotuar se sanksionet "nuk do të jenë fjala e fundit në këtë çështje nga Shtetet e Bashkuara; ne do të vazhdojmë të eksplorojmë masa shtesë për të dënuar përgjegjësit". Pompeo e quajti vrasjen e kolumnistit të Washington Post "barbare" dhe e përshkroi atë si përpjekje për heshtjen e shtypit.