Parlamenti Europian paralajmëron Rusinë për sanksione të reja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82390-parlamenti_europian_paralajmëron_rusinë_për_sanksione_të_reja
Parlamenti Evropian e paralajmëroi Rusinë se sanksionet kundër saj "do të forcohen" nëse ajo e intensifikon "bllokimin de facto" të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov - gjë të cilën Perëndimi e cilëson si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2018 17:26 Europe/Tirane
  • Parlamenti Europian paralajmëron Rusinë për sanksione të reja

Parlamenti Evropian e paralajmëroi Rusinë se sanksionet kundër saj "do të forcohen" nëse ajo e intensifikon "bllokimin de facto" të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov - gjë të cilën Perëndimi e cilëson si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.

Një rezolutë që u miratua të enjten u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që "ta bëjnë të qartë se sanksionet kundër Rusisë do të forcohen" nëse Moska i përshkallëzon veprimet e saj. "Parlamenti Evropian i konsideron të papranueshme veprimet e Federatës Ruse në Detin e Azov, për aq kohë sa ato shkelin ligjin ndërkombëtar detar dhe angazhimet ndërkombëtare të Rusisë", thuhet në rezolutë. Mosmarrëveshja buron nga ndërtimi i një ure prej 19 kilometrash nga ana e Rusisë, mbi ngushticën Kerç, në vitin 2016 - dy vjet pasi Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë. Pas aneksimit, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë kritikuar ndërtimin e urës, duke e akuzuar Rusinë për pengimin e anijeve ndërkombëtare në Detin e Azov duke e kufizuar madhësinë e anijeve që mund të kalojnë ngushticën Kerç. Ngushtica është rruga e vetme për të arritur ujërat territoriale të Ukrainës në Detin e Azov nga Deti i Zi.