Diplomatët evropianë: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit, dobësojnë dollarin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82484-diplomatët_evropianë_sanksionet_e_amerikës_kundër_iranit_dobësojnë_dollarin
Diplomatët evropianë kanë deklaruar se sanksionet e administratës së Amerikës kundër Iranit do të bëhen shkak për dobësimin e vlerës së dollarit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2018 12:22 Europe/Tirane
  • Diplomatët evropianë: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit, dobësojnë dollarin

Diplomatët evropianë kanë deklaruar se sanksionet e administratës së Amerikës kundër Iranit do të bëhen shkak për dobësimin e vlerës së dollarit.

E përjavshmja "Washington Examiner" në një artikull të saj ka shkruar se diplomatët evropianë njëkohësisht me afrimin e raundit të ri të sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit, kanë paralajmëruar për rënien e vlerës së dollarit.

Sipas diplomatëve evropianë, ky veprim i Amerikës mund të rezultojë me përshpejtimin e procesit të bisedimeve në lidhje me sistemet e reja financiare zëvendësuese pa u mbështetur te dollari dhe te politikat e Amerikës që në fund e gjithë kjo rezulton me rënien e vlerës së dollarit.