31 martirë nga sulmet e ushtrisë kundër myslimanëve në Nigeri
(last modified Wed, 31 Oct 2018 08:15:09 GMT )
Tetor 31, 2018 09:15 Europe/Tirane
  • 31 martirë nga sulmet e ushtrisë kundër myslimanëve në Nigeri

Në sulmin më të fundit të ushtrisë kudër zi mbajtësve huseinianë në Nigeri, 31 besimtarë myslimanë kanë humbur jetën.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Ibrahim Musa zëdhënësi i lëvizjes islamik nigeriane njoftoi se forcat  e ushtrisë ditën e hënë kanë sulmuar pjesëmarrësit në një ceremoni zie kushtuar imam Huseinit (as) duke martirizuar 21 myslimanë. Ndërsa nga një sulm i ushtrisë ndaj zi mbajtësve huseinianë në afërsi të kryeqyteti Aboxha, 10 zi mbajtës janë martirizuar ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Mediat lokale njofton se në total për shkak të sulmeve të ushtrisë në Nigeri janë martirizuar 31 besimtarë dhe dashamirës të Ehli Bejtut. Ibrahim Musa gjithashtu ka thënë se ceremonitë e zisë për imam Huseinin(as) janë shfrytëzuar edhe për organizimin e protestave me kërkesën për lirimin e sheik Zekzaki kreu i qendrës islamike të Nigerisë. Sheik Zekzaki së bashku me bashkëshorten e tij janë arrestuar më 13 dhjetor 2015 nga ushtria e Nigerisë në qytetin Zaria pjesë e provincës Kaduna në veri të këtij vendi.

Tags