Prokuroria turke kritikon prokurorinë saudite mbi rastin Khashoggi
(last modified Wed, 31 Oct 2018 08:15:23 GMT )
Tetor 31, 2018 09:15 Europe/Tirane
  • Prokuroria turke kritikon prokurorinë saudite mbi rastin Khashoggi

Prokuroria turke ka  kritikuar Saud bin Abdullah bin Mubarak Moaxheb prokuror i përgjithshëm i Arabisë Saudite duke thënë se ai nuk i është përgjigjur kërkesës së palës turke mbi trupin e gazetarit të vrarë Khashoggi.

Mediat turke kanë njoftuar se takimi mes përfaqësuesve të prokurorisë së Turqisë dhe të Arabisë Saudite nuk ka qenë pozitiv pasi prokuroria e Riadit nuk është përgjigjur mbi autorët e vrasjes së Khashoggi. Moaxheb ka vizituar Turqinë ditën e hënë në krye të një delegacioni të lartë. Xhamal Kashoggi jetonte në mërgim në Shtetet e Bashkuara, ku kishte shkruar në gazetën Washington Post një numër artikujsh kritikë ndaj Princit saudit të kurorës, Muhamed Bin Selman. Turqia ka kërkuar ekstradimin e 18 të dyshuarve sauditë, të cilët janë ndaluar nga autoritetet saudite për vrasjen e Kashoggit më 2 tetor. Po ashtu Ankaraja po kërkon ndihmën e Riadit për të zbuluar ku ndodhet trupi i gazetarit.

Tags