Autoritetet turke kritikojnë prokurorinë saudite
(last modified Thu, 01 Nov 2018 07:25:19 GMT )
Nëntor 01, 2018 08:25 Europe/Tirane
  • Autoritetet turke kritikojnë prokurorinë saudite

Kryeprokurori i Arabisë saudite, Abdullah bin Mubarak Moaxheb, nuk i është përgjigjur akoma kërkesës dhe pyetjeve të prokurorisë së Turqisë lidhur me vendin ku ndodhet trupi i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.

Prokuroria turke ka  kritikuar Saud bin Abdullah bin Mubarak Moaxheb prokuror i përgjithshëm i Arabisë Saudite duke thënë se ai nuk i është përgjigjur kërkesës së palës turke mbi trupin e gazetarit të vrarë Khashoggi. Mediat turke kanë njoftuar se takimi mes përfaqësuesve të prokurorisë së Turqisë dhe të Arabisë Saudite nuk ka qenë pozitiv pasi prokuroria e Riadit nuk është përgjigjur mbi autorët e vrasjes së Khashoggi. Moaxheb ka vizituar Turqinë ditën e hënë në krye të një delegacioni të lartë. “Jamal Khashoggi është mbytur menjëherë pasi ka hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll, e më pas trupi i tij u përçudnua si pjesë e një plani të paramenduar”, tha kryeprokurori turk këtë të mërkurë, duke bërë publike detaje të vrasjes për të parën herë. Zbardhja e ngjarjes vjen vetëm disa orë, pasi kryeprokurori saudit u largua nga Stambolli dhe zyra e homologut të tij turk tha se ishte e detyruar të zbulonte detajet, pasi bisedimet nuk kishin dhënë rezultate konkrete. Rijadi dërgoi kryeprokurorin në Stamboll, në përpjekje për t’i vënë kapak një krize që ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të paprecedentë mbi Arabinë Saudite. Sidoqoftë, zyrtarët turq thanë se homologët sauditë dukeshin më të interesuar të zbulonin se çfarë provash kishte Turqia kundër autorëve. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka kërkuar sauditëve të zbulojnë se ku ndodhet trupi i Khashoggit dhe kush e urdhëroi vrasjen e tij. Jamal Khashoggi u vra dhe u pre në copa nga një ekip i dërguar nga Rijadi për t’i mbyllur gojën atij. Trupi i tij nuk është gjetur ende. Prokurorët sauditë thanë se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll ishte e paramenduar. Një ditë më parë, zyrtarët sauditë pohuan se plani fillestar ka qenë ta bindnin Kashoggin të kthehej në vendlindje. Nëse do të refuzonte, hapi i ardhshëm do të ishte administrimi i një qetësuesi të fortë; pas kësaj, brenda 48 orësh do të duhej të dërgohej në një vend të sigurt në Stamboll. Nëse edhe pas këtij presioni, opinionisti i Uashington post sërish nuk do ta pranonte të kthehej në Arabinë Saudite, atëherë një bashkëpunëtor lokal do ta linte të largohej. I njëjti burim pohon se një ekspert mjeko-ligjor ishte në ndërtesë me detyrën të fshinte çdo gjurmë të pranisë së Kashoggit në konsullatë, në mënyrë që nëse ai do të ankohej më vonë e të thoshte se e kishin rrëmbyer, të mos ekzistonte asnjë provë. Sipas raporteve të mëhershme të medies turke, Khashoggi, një bashkëpunëtor 59-vjeçar i “Washington Post”, kritik ndaj qeverisë saudite, u vra dhe u pre në copa nga një ekip i dërguar nga Rijadi për t’i mbyllur gojën atij. Trupi i tij nuk është gjetur.

 


 

Tags