Kërcënimet e SHBA ndaj Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82590-kërcënimet_e_shba_ndaj_kinës
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një "përpjekje të shumëanshme për të bindur Kinën të sillet si një komb normal në tregti" dhe ta bëjë atë të respektojë të drejtën ndërkombëtare pasi Uashingtoni akuzoi 10 shtetas kinezë për vjedhjen e sekreteve të aviacionit amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2018 15:38 Europe/Tirane
  • Kërcënimet e SHBA ndaj Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një "përpjekje të shumëanshme për të bindur Kinën të sillet si një komb normal në tregti" dhe ta bëjë atë të respektojë të drejtën ndërkombëtare pasi Uashingtoni akuzoi 10 shtetas kinezë për vjedhjen e sekreteve të aviacionit amerikan.

"Vjedhja e pronës intelektuale të një vendi tjetër, diçka që Kina është angazhuar ta bëjë me qindra miliarda dollarë, është vetëm njëra gjë që Kina duhet të gjejë një mënyrë për të ndaluar", tha Pompeo. Pompeo gjithashtu, e quajti Kinë sfidën më të madhe për sigurinë kombëtare të SHBA deri më tani dhe shpjegoi se administrata Trump po përpiqet të ushtrojë presione ndaj Pekinit në të gjitha frontet e mundshme. Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence më parë këtë muaj e akuzoi Kinën për përpjekjet "keqdashëse" për të minuar presidentin Trump përpara zgjedhjeve të Kongresit dhe për veprime të pakujdesshme ushtarake në territoret e diskutueshme në Detin e Kinës Jugore. Kina i mohoi të gjitha akuzat dhe i hodhi poshtë ato. Edhe Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, si pjesë e luftës së tij të vazhdueshme tregtare me Pekinin. ShBA-ja dhe Kina po përgatiten të zhvillojnë bisedime për të lehtësuar luftën tregtare. Muajin e ardhshëm gjatë takimit të krerëve të G20-s do të takohen udhëheqësit e të dy vendeve, ndërkohë mediat amerikane thonë se Uashingtoni po përgatit një paketë të re tarifash për pjesën e mbetur të mallrave kineze. Presidenti amerikan Donald Trump shprehet optimist për "një marrëveshje të shkëlqyer" tregtare me Kinën, por nga ana tjetër paralajmëroi se ka gati një paketë të re tarifash miliarda dollarësh. Duke folur me FOX News, Trump tha se preferon të arrijë një marrëveshje tani, por shtoi se Kina nuk ishte gati, pa dhënë hollësi. Agjencia Bloomberg raportoi se Uashingtoni po përgatitet të njoftojë në fillim të dhjetorit vendosjen e tarifave për pjesën e mbetur të importeve nga Kina, nëse bisedimet e muajit të ardhshëm midis Trump-it dhe presidentit kinez Xi Jinping nuk arrijnë të lehtësojnë luftën tregtare. Të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e ardhshëm të G20-s në Buenos Aires. Deri tani ShBA-ja ka vendosur tarifa mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze e po ashtu Kina është kundërpërgjigjur. Nga ana e tij, Presidenti i Kinës Xi Jinping të enjten pranoi se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara kishte krijuar tashmë një status të pasigurisë për ekonominë e dytë më të madhe në botë. Xi, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për firmat private disa herë këtë vit, bëri disa sugjerime për politikën, duke përfshirë zvogëlimin e taksave të korporatave dhe zgjidhjen e sfidave të financimit me të cilat ballafaqohen kompanitë kineze. Ky ishte takimi i dytë këtë javë në të cilin liderët kinezë u zotuan të mbrojnë ekonominë.