Trump vendos për paqe me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82614-trump_vendos_për_paqe_me_kinën
ShBA-ja dhe Kina i ulën tonet dhe tani të dy vendet shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të re tregtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Trump vendos për paqe me Kinën

ShBA-ja dhe Kina i ulën tonet dhe tani të dy vendet shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të re tregtare.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping, biseduan në telefon të enjten dhe ranë dakord të takohen në fund të nëntorit në Argjentinë gjatë samitit të G20-s. Presidenti, Donald Trump, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje të re tregtare me presidentin kinez Xi Jinping. Trump dhe Xi biseduan në telefon të enjten për tregtinë dypalëshe dhe çështjen e Gadishullit Korean, ndërsa ranë dakord të takohen në fund të nëntorit në Argjentinë gjatë samitit të G20-s. Sipas agjencisë Bloomberg, presidenti amerikan ka kërkuar nga administrata e tij të hartojë një projektmarrëveshje të hollësishme për tregtinë dypalëshe me Kinën. Trump tha më herët në një postim në Twitter se ai dhe Xi kanë pasur një bisedë “shumë pozitive”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, e përforcoi mesazhin e udhëheqësit amerikan dhe tha se “biseda telefonike ka qenë jashtëzakonisht e mirë”. Gazeta e Hong Kongut, “South China Morning Post”, raportoi të premten se presidenti Trump do të shtrojë një darkë për homologun kinez gjatë takimit të tyre në Buenos Aires. Shtetet e Bashkuara dhe Kina i kanë tensionuar marrëdhëniet kohët e fundit për shkak të tarifave të vëna nga autoritetet amerikane ndaj mallrave kineze.