Rasti Khashogi vazhdojnë akuzat kundër Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82661-rasti_khashogi_vazhdojnë_akuzat_kundër_arabisë_saudite
Vrasja e gazetarit kritik Jamal Khashogi ka krijuar polemika të gjera dhe akuza të shumta kundër Arabisë Saudite. Një ditë më parë presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka reaguar përsëri ndaj vrasjes së gazetarit saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Rasti Khashogi vazhdojnë akuzat kundër Arabisë Saudite

Vrasja e gazetarit kritik Jamal Khashogi ka krijuar polemika të gjera dhe akuza të shumta kundër Arabisë Saudite. Një ditë më parë presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka reaguar përsëri ndaj vrasjes së gazetarit saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Urdhri për vrasjen e gazetarit saudit, njëherazi kritik i ashpër i regjimit, Jamal Khashoggi, ka ardhur nga “nivelet më të larta” të qeverisë së Riadit. Kjo është akuza më e fortë e lëshuar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një shkrimi në “Uashington Post”.  “Ne e dimë se autorët e krimit janë mes 18 të dyshuarve të burgosur në Arabinë Saudite. Ne dimë gjithashtu se ata individë erdhën të përmbushnin urdhrat e tyre: vrisni Khashoggin dhe ikni”, shkruan Erdogan. “Më në fund, ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”. Erdogan shtoi se ai “nuk do të donte ta besonte” se Mbreti saudit Selman ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, i cili mbeti i vrarë brenda Konsullatës arabe në Stamboll, më 2 tetor. Një zyrtar i lartë turk beson se trupi i Jamal Khashoggi u tret me acid pasi u coptua. "Ky është i vetmi përfundim llogjik,"-shtoi këshilltari presidencial, Yasin Aktay. "Ata që vranë gazetarin saudit në Stamboll shkatërruan trupin e tij që të mos linin asnjë gjurmë prapa." Asnjë provë mjeko-ligjore nuk është siguruar për të provuar se trupi i Jamal është tretur. "Arsyeja pse kanë coptuar trupin e Khashoggi  ishte që të shpërndanin eshtrat e tij më lehtë,"-tha  Aktay për gazetën Hurriyet Daily. "Dhe ne shohim se jo vetëm e coptuan trupin por edhe e tretën." Pretendimet erdhën pasi e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të sillnin autorët para drejtësisë.