BE mbështet interesat e Iranit në marrëveshjen bërthamore
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Rusi ka theksuar BE nuk do të kursejë kurrfarë përpjekje për të mbrojtur interesat ekonomike të Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se Markus Ederer duke kritikuar veprimin e Amerikës në dalje nga marrëveshja bërthamore dhe për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit, theksoi se Bashkimi Evropian do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur interesat ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Markus Ederer në këtë drejtim vuri në dukje mekanizimin financiar special të Evropës për mbrojtjen e marrëdhënieve tregtare me Iranin në kushtet e sanksioneve.
Pas daljes së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Grupit 5+1 gjatë muajve të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian së bashku me Rusinë dhe Kinën kanë kundërshtuar këtë vendim të Uashingtonit dhe kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.