Zgjedhjet amerikane dhe polemikat e dy presidentëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82693-zgjedhjet_amerikane_dhe_polemikat_e_dy_presidentëve
Në prag të zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara, presidenti aktual dhe ish-presidenti akuzojnë njëri-tjetrin për gënjeshtra. Ish presidenti amerikan Barack Obama, në një fjalim të tij për zgjedhjet afatmesme, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump dhe republikanët duke i quajtur ata mashtrues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2018 21:01 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet amerikane dhe polemikat e dy presidentëve

Në prag të zgjedhjeve afatmesme në Shtetet e Bashkuara, presidenti aktual dhe ish-presidenti akuzojnë njëri-tjetrin për gënjeshtra. Ish presidenti amerikan Barack Obama, në një fjalim të tij për zgjedhjet afatmesme, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump dhe republikanët duke i quajtur ata mashtrues.

Sipas agjencisë Associated Press, kjo është deklarata më e ashpër e bërë drejtpërdrejtë nga ish presidenti Barack Obama kundër Donald Trump. Obama mori pjesë në një fushatë elektorale në Michingan për të inkurajuar votuesit amerikanë të japin votën për kandidatët demokratë. Obama ka përmendur një premtim të presidentit Trump i cili ka thënë se do të miratojë një plan në Kongres për uljen e taksave përpara zgjedhjeve afatmesme. Ndërkohë sipas ish presidentit amerikan, Kongresi nuk do të ketë seanca përpara organizimit të zgjedhjeve. Ndër të tjera ish presidenti amerikan ka thënë se republikanët janë mashtrues pasi ata pretendojnë për mbrojtjen e popullit ndërkohë që bëjnë përpjekje për anulimin e ligjit për shërbimet shëndetësore dhe kurative me çmim të arsyeshëm. Ajo qe ne më përpara nuk e kishim vënë re janë politikanë që në formë të turpshme, të paskrupullt dhe në formë të përsëritur vetëm mashtrojnë. Zgjedhjet afatmesme për Kongres në Amerikë do të mbahen më 6 nëntor. Presidenti amerikan Donald Trump bëri deklaratat e fundit për republikanët që garojnë në zgjedhjet e mesmandatit. Por, në një shtet të cilin ai e fitoi bindshëm në vitin 2016, e përpara një turme më të nënshtruar sesa zakonisht, presidenti u duk të pranonte për herë të parë se republikanët mund të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. “Kjo mund të ndodhë, – tha Trump. – Por ju e dini se çfarë bëni. Më kuptoni edhe çfarë dua të them. Mos u shqetësoni për këtë, unë thjesht do ta zgjidh”. Trump foli mbi kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm Patrick Morrisey për në Senat, si dhe garën e Carol Miller për Dhomën e Përfaqësuesve. Që të dy ata janë në një garë të përafërt dhe ndonjëherë edhe inferiorë, përballë demokratëve Richard Ojeda dhe senatorit Joe Manchin. Trump e fitoi shtetin malor me një përqindje dërrmuese votash në zgjedhjet presidenciale, një fakt që presidenti mezi priste ta theksonte përpara turmës. Në ditën kur presidenti duhej të fliste për ekonominë, ai u fokusua tek emigracioni, Kavanaugh, qymyri dhe kujdesi shëndetësor, një temë tejet e nxehtë në shtetin malor të Ëest Virginias.