Perëndimi i kërkon Kinës të mbyllë qendrat e ndalimit të ujgurëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82749-perëndimi_i_kërkon_kinës_të_mbyllë_qendrat_e_ndalimit_të_ujgurëve
Shtetet Perëndimore duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë kampet e ndalimet për të cilat aktivistët kanë thënë se gjenden 1 milionë ujgurë dhe myslimanë tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Perëndimi i kërkon Kinës të mbyllë qendrat e ndalimit të ujgurëve

Shtetet Perëndimore duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë kampet e ndalimet për të cilat aktivistët kanë thënë se gjenden 1 milionë ujgurë dhe myslimanë tjerë.

Mirëpo Kina ka kundërshtuar kritikat e perëndimit për qendrat e mëdha të ndalimit dhe mbikëqyrjen e madhe të ujgurëve në rajonin perëndimor Xinjiang, duke i cilësuar supozimet “shumë larg fakteve”. “Ne nuk do të pranojmë akuzat me bazë politike nga disa shtete që janë shqetësuar në baza të paragjykimeve”, ka thënë zëvendës-ministri kinez për Çështje të huaja, Le Yucheng, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në një debat në forumin e Gjenevës, në të cilin është raportuar për këto shkelje të mundshme, Pekini ka thënë se mbron liritë e 55 minoriteteve etnike.