54 % e amerikanëve kanë votuar kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82757-54_e_amerikanëve_kanë_votuar_kundër_trump
Kanali televiziv NBC të martën ka raportuar se 54 % e pjesëmarrësve në zgjedhjet afatmesme amerikane kanë votuar kundër politikave të presidentit amerikan Donald Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • 54 % e amerikanëve kanë votuar kundër Trump

Kanali televiziv NBC të martën ka raportuar se 54 % e pjesëmarrësve në zgjedhjet afatmesme amerikane kanë votuar kundër politikave të presidentit amerikan Donald Trump.

47 % e këtyre personave ishin “kundërshtar të ashpër” dhe 7 % e tyre ishin “kundërshtarë normalë” të Trump. Ndër të pranishmit në zgjedhjet e së martës, 44 % janë shprehur të kënaqur me politikat e presidentit amerikan. në sondazhin e publikuar nga rrjeti CNN po me të njëjtën temë, statistikat e përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trump janë 55 %, respektivisht 44 %. Rezultatet e tjera të këtyre dy sondazheve tregojnë se një numër i madh i pjesëmarrësve kanë përkrahur apo refuzuar mbështetjen e Trump për kandidatët në zgjedhje. Sipas sondazheve të NBC, Trump ka ndikuar të paktën në dy të tretat e votuesve të SHBA. 65 për qind e pjesëmarrësve në anketën e CNN thanë gjithashtu se ecuria e presidentit amerikan pati një efekt pozitiv ose negativ në vendimin e tyre. Sondazhi i këtij rrjeti televiziv  gjithashtu tregon se 56 përqind e pjesëmarrësve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë në drejtimin e gabuar.