Amano: Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij
(last modified Sat, 10 Nov 2018 08:27:18 GMT )
Nëntor 10, 2018 09:27 Europe/Tirane
  • Amano: Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij

Drejtori i përgjithshëm i ANEA edhe një herë ka theksuar se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet dhe angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA në një deklaratë të tij për 73 vjetorin e krijimit të AP të OKB vuri në dukje se Irani vazhdon të zbatojë angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Amano tha se ANEA vazhdon të kryejë inspektimet dhe monitorimet e saj në programin bërthamor të Iranit sipas marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se është e domosdoshme që Irani të vazhdojë zbatimin e plotë të zotimeve të tij. ANEA deri tani ka konfirmuar 12 herë zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, dje shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dy u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.

Tags