Ushtria europiane, Donald Tusk përsërit kritikat ndaj Donald Trump
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk kritikoi Presidentin e SHBA Donald Trump pasi ky i fundit shprehu kundërshtim ndaj idesë së një ushtrie europiane, dhe paralajmëroi gjithashtu kundër ngritjes së lëvizjeve nacionaliste të krahut të djathtë brenda BE-së.
Tusk, kritikoi të shtunën Trump, duke e akuzuar atë se është kundër "Europës së fortë dhe të bashkuar", pas kritikave të presidentit amerikan për idenë e një ushtrie evropiane. "Për herë të parë në histori ne kemi një administratë amerikane që është, për ta thënë atë butë, jo entuziaste për një Evropë të bashkuar dhe të fortë", tha Tusk në një fjalim në prag të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Polonisë. Tusk shtoi se ai beson se Trump kërkon një botë "me Shtetet e Bashkuara nga njëra anë dhe nga ana tjetër një koleksion i vendeve të dobëta". Presidenti i Këshillit Europian shtoi se disa brenda BE-së duan "konflikte në vend të bashkëpunimit, dezintegrim dhe jo integrimit", duke iu referuar rritjes së lëvizjeve të krahut të djathtë në disa vende europiane.