Martesa e çuditshme një burri japonez me një kukull!
(last modified Tue, 13 Nov 2018 11:10:17 GMT )
Nëntor 13, 2018 12:10 Europe/Tirane
  • Martesa e çuditshme një burri japonez me një kukull!

Martesa e një burri japonez me një "Pop-Star" virtual ka krijuar shumë zhurmë në media të ndryshme të botës.

Një burrë 35 japonez i cili pohon se është mërzitur dhe lodhur nga mashtrimi i femrave në botën reale, më në fund ka vendosur që të martohet me një kukull që është personazh i njohur i një filmi vizatimor me emrin "Hatsun Miko". Akihiko Kandu më datë 4 nëntor në prani të rreth 40 mysafirëve të ftuar ka organizuar ceremoninë martesore të tij me këtë kukull. Nëna e tij nuk ka pranuar që të marrë pjesë në ceremoninë martesore të djalit të saj dhe ka kërkuar edhe nga disa të afërm të saj që të mos marrin pjesë në këtë ceremoni martesore.

Akihiko Kandu në lidhje me këtë martesë të çuditshme të tij ka thënë: Unë në jetën time nuk kam kërkuar një femër dhe një dashuri të vërtetë, për arsye se nuk ekziston një gjë e tillë në jetën reale dhe gjetja e një femre të tillë është e pamundur. Kjo kukull ka shumë të mira në krahasim me një femër të vërtetë. Kjo kukull nuk gënjen, nuk mashtron, nuk plaket dhe kurrë nuk vdes". Ky burrë japonez ka shpenzuar rreth 17500 dollarë për ceremoninë martesore të tij me kukullën e cila është zhvilluar në një lokal të madh në Tokio.

 

Tags